Lushnja u rikthye tek fitorja dhe këtë e bëri ndaj Partizanit në “Roza Haxhiu”, ku fitoi pastër 2-0 me dy rrjeta të shënuara në pjesën e dytë të takimit.



Pas 45-minutëshit të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Trashi zhbllokoi rezultatin në minutën e 3-të të pjesës së dytë, ndërsa 10 minuta më vonë, Korreshi vulos rezultatin. Me fitoren e sotme, Lushnja ngjitet në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Partizani qëndron me 14 pikë. Java e tetë e Superligës, e hapur me takimin e së premtes Laçi-Flamurtari, i fituar nga matjanët me rezultatin 1-0, vazhdon në orën 17:00 me Skënderbeu-Teuta dhe mbyllet të dielën me 3  e tjera, Tirana-Bylis, Kukësi-Besa dhe Vllaznia-Kastrioti. / Top Channel