banoEkipi verdhejeshij kërkon reagim në fundjavë, për të siguruar kalimin në Superligë sezonin e ardhshëm


Lushnja ka zhgënjyer tifozët e saj fundjavën e kaluar, ku nuk arriti të sigurojë matematikisht ngjitjen në Superligë. Në humbjen ndaj Pogradecit, Lushnja pati problem në finalizim, një gjë e rrallë kjo për këtë skuadër në këtë kampionat. Kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund të kampionatit, Lushnja duhet të presë ende për të siguruar ngjitjen edhe nga ana matematike.


Stafi teknik me në krye Artan Banon ka kërkuar reflektim nga të tijtë në javën e ardhshme, pasi kërkohet që ngjitja të bëhet dhe matematikisht. Sipas stafit, nga humbja ndaj Pogradecit duhet të nxirren mësime, pasi nuk duhet që e njëjta gjë të përsëritet në javët në vijim. Pas ndeshjes, trajneri e la pushim skuadrën lushnjare, ndërsa dje ka nisur java stërvitore, që skuadra do të luajë në Mamurras.


Përpara stërvitjes së djeshme, Bano ka bërë një analizë për takimin e humbur ndaj Pogradecit, i cili u luajt në stadiumin e Tepelenës. Lushnja është pothuajse e kaluar në Superligë edhe pse mungon ende matematika e thjeshtë. Ekipi verdhejeshil është skuadër që e meriton kalimin ndërmjet më të mirave, kjo për atë që ka dhënë gjatë këtij kampionati.