www.albania-sport.com - Lushnja pas fitores argetuese 4-0 me Partizanin, humbi në superduelin me Bylisin (2-1), duke u barazuar me pikë me të kuqtë, nga 51, kur duhen edhe tri javë nga përfundimi i Kategorisë së Parë.



Me avantazhin e golaverazhit (+40) ndaj Partizanit (+9), lushnjarët mbajnë vendin e katërt në renditjen pas javës së 27-të, teksa ndeshja e radhës u ofron Sopotin e Librazhdit, një ekip që renditet në vendin e fundit dhe ka shpallur “falimentimin”, pasi Bashkia e Librazhdit e ka bërë të ditur se nuk ka më lekë për futbollistët.



Me bomberin më të mirë të Kategorisë së Parë në ekip, Dorian Bubeqin (20 gola nga 50 që ka shënuar ekipi), trajneri Artan Bano, e konsideron kundërshtarin e rrëzuar matematikisht nga kategoria, si një mundësi të shkëlqyer që përveç tri pikëve, mbajtjes pas shpine të Partizanit, por edhe thellimin e diferencës së golave e dhurimit të “këpucës së artë” kavajasit Bubeqi.



Portieri i Lushnjës, Mikel Spaho: “Lushnjës i duhen nëntë pikë të plota në tri ndeshjet e fundit. Nëse e arrijmë këtë do të luajmë një ndeshje kualifikuese dhe i kemi të gjitha mundësitë për të kapërcyer në Superiore”.



Kur kanë mbetur edhe tri javë nga përfundimi i sezonit, situata në renditje është kjo: Bylis 66 pikë (kampion dhe i ngjitur në Superligë), Elbasani (53 pikë), Kamza (53 pikë), Lushnja (51 pikë) dhe Partizani (51 pikë).



Sipas formulës së paracaktuar, vendet 1-2 të Kategorisë së Parë në përfundim të sezonit ngjiten direkt në Kategorinë Superiore, ndërsa ekipet e renditura në vendet 3 e 4 të Kategorisë së Parë zhvillojnë ndeshje plejouti me skuadrat që renditen në vendet 9-10 të Kategorisë Superiore.



Kalendari për katër ekipet e renditura nga vendi 2-5: Elbasani (53 pikë), Kamza (53 pikë), Lushnja (51 pikë) dhe Partizani (51 pikë).



Java 28

Gramshi-Partizani

Kamza-Bylis

Lushnja-Sopoti

Elbasani-Luftëtari



Java 29

Luftëtari-Kamza

Skrapari-Lushnja

Bilishti-Elbasani

Partizani-Burreli



Java 30

Partizani-Skrapari

Elbasani-Bylis

Lushnja-Besëlidhja

Kamza-Turbina






Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 28 Prill 2010








Shto dhe ti komentin tend



Emri dhe e-maili