Edhe pse është vetëm 13 vjeç, Ermelinda Kadiu është shpallur kampione e Ballkanit në karate për peshën nën 39 kilogramë, kampionat që u zhvillua në Beograd me pjesëmarrjen e 10 shteteve.


Ermelinda prej 5 vjetësh ushtron sportin e karatesë, ndërsa tregon se sfida ishte e vështirë, por në fund ia doli.


Ishte e vështirë sepse në finale u ndesha me një boshnjake, thotë 13-vjeçarja.


Ndonëse në moshë të vogël, ajo ka një mesazh për bashkëmoshatarët e saj. Të merren me një sport dhe të mos luajnë në celular.


Trajneri Lirim Dedej, besoi tek Ermelinda dhe përkushtimi 5-vjeçar për të arritur në këtë sukses.


Kjo arritje është një punë 5 vjeçare, shprehet trajneri.


Shkolla e Dushkut, në të cilën mëson Ermelinda e pritën me entuziazëm dhe drejtoria e shkollës zhvilloi një ceremoni për të nderuar kampionen, madje duke e vlerësuar edhe me një certifikatë mirënjohje.


Përveç Ermelindës si kampione, medalje ari mori dhe Dejan Asalla nga Peqini.


4 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)