Ekzekutohen dy persona në qytetin e Lushnjës mbrëmjen e kësaj të mërkure. Nga të dhënat paraprake thuhet se bëhet fjalë për një atentat mafioz dhe se vrasja e dyfishtë  ndodhi në shëtitoren e qytetit në një kohë kur zona ishte e populluar.  Thuhet se në mesin e viktimave janë edhe 2 të plagosur.


Viktima kanë mbetur Zamir Latifi, 27 vjeç, dhe një tjetër person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Viktimat në momentin e ekzekutimit ishin në automjet. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur dhe shtetasi Jurgen Hoxha 26 vjeç, banues në Lushnje, djali i nje biznesmeni.


Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë demtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.


Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët bënë të mundu rrethimin e skenës së krimit. Ndërkohë të gjitha rrugët e qytetit janë bllokuar nga  patrullat e policisë me shpresën se do të mund të kapin autorët e krimit.


11 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)