Një sherr me thika ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnjë. Mësohet se dje në prën 13 e 30, në lagjen Karbunarë,  35 vjeçari me inicialet E.Sh. ka tentuar të vrasë me thikë 3 persona, shtetasit L.Ç, 20 vjeç, A.Ç, 23 vjeç dhe D.S, 15 vjeç.


Të tre shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.


Shtetasi  E.Sh është ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Renato Pupi, i cili me mjetin tip “Benz” në pronësi të tij, e ka marrë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe për tu fshehur.


Policia e Lushnjes ka bërë arrestimin e 28 vjeçarit, banues në Këmishtaj, Divjakë. Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip “Benz”në pronësi të shtetasit  Renato Pupi, si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E.Sh.


Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim te shtetasit E.Sh për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe në ngarkim te shtetasit Renato Pupi për veprat penale ” Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.


16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)