Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore, të cilit këtë vit i janë nënshtruar rreth 33 mijë maturantë në gjithë vendin.



“Sipas informative të pranuara nga administruesit dhe mbikëqyersit e angazhuar, Komisioni Qëndror Shtetëror i Maturës, vlerëson se procesi i Provimit të Maturës Shtetërore ka përfunduar në përgjithësi me sukses, dhe është dëshmuar gatishmëri më e lartë te nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin e administrimit për organizimin dhe mbarëvajtjen e sukseshme të Provimit të Maturës Shtetërore”, thuhet në njoftim.



MAShT, po ashtu, ka përcjellë rastet e disa parregullsive të raportuara dhe tani do të pret raportet zyrtare nga administruesit dhe mbikëqyresit e angazhuar dhe mbi bazën e raporteve të pranuara do të vlerësohet procesi i organizimit të Provimit të Maturës Shtetërore, duke marrë edhe masa konkrete për cdo shkelje eventuale të dëshmuar.



Me këtë rast, MASHT falënderon të gjithë administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit që janë përkujdesur për mbarëvajtjen e këtij procesi, përfshirë Kryetarët e Komunave, drejtorët e drejtorive komunale të arsimit, drejtorët e shkollave, Policinë e Kosovës dhe organizatën BIRN për monitorimin e mbarëvajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore./Indeksonline/

 SSSA
ASS AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};