Nga data 26 janar e ketij viti, emigrantet shqiptare do te marrin sherbimet konsullore dhe do te paguajne per to vetem nepermjet sherbimit postar. Ministria e Jashtme ka urdheruar te gjitha ambasadat dhe perfaqesite tona ne bote te nisin zbatimin e ketij urdhri. Kjo mase thuhet ne njoftimin e ministrise se Jashtme, merret per te eleminuar abuzivizmin e mundshem. Nga ky rregull perjashtohen vetem aplikimet per vize, aplikimet per pasaporte dhe nenshkrimi i prokurorave per te cilat ligji kerkon paraqitjen fizike te personit.