Ministria e Kulturës përmes një njoftimi ka shtyrë afatin për depozitimin e dosjeve për kandidatët që duan të konkurrojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar.


Afati i depozitimit të dosjeve shtyhet deri në datën 12 mars, për tiu lënë më shumë kohë kandidatëve në përgatitjen dhe hartimin e dosjeve, në përputhje me kriteret e shpallura për këtë pozicion. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet deri në datën 12.03.2018, pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës, thuhet në njoftim.


Nga deklaratat publike dihet që kandidaturat për këtë post janë aktorët Laert Vasili, Ema Andrea dhe Genci Fuga.


20 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)