Në Torino të Italisë pritet që ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Komunës së Torinos, Piero Fassino, të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë, sot, më 11 dhjetor.
Kjo marrëveshje merr rëndësi të veçantë duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që luan Komuna e Torinos në fushën e promovimit të artit dhe të kulturës dhe titullin "Creative City" që i është dhënë qytetit të Torinos nga UNESCO.
Kumbaro vizitoi Torinon në cilësinë e ministres një vit më parë, kur edhe nisën bisedat për këtë marrëveshje.