ministriaMinistria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë me anë të një deklarate ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.


Në deklaratën e saj, MPJ çmon rëndësinë e patjetërsueshme të integritetit territorial dhe unitetit të Ukrainës dhe beson se respektimi i së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjeve të nënshkruara dhe evitimi i përdorimit të forcës, që sjell me vete efekte destabilizuese për Ukrainën dhe sigurinë ndërkombëtare, është kuadri i vetëm që ofron zgjidhje të situatës.


Ministria e Punëve të Jashtme shpreh besimin se një veprim i sinkronizuar dhe vendimtar i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për stabilizimin e situatës dhe për krijimin e frymës së besimit.


Ky shkrim MPJ: Përdorimi i forcës në Ukrainë, sjell efekte destabilizuese u publikua me pare te Gazeta SHQIP.