Rreth 16 studentë, shtetas kosovarë u janë përgjigjur thirrjeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për largimin nga Jemeni, pas shpërthimit të demonstratave të dhunshme në këtë shtet.

 


“Me këtë rast, MPJ ka organizuar largimin e tyre nga Jemeni, në bashkëpunim me Ambasadën tonë në Turqi. Ata sot kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, thuhet në një komunikatë për media.

 


Në ditët e ardhshme do të largohen edhe katër shtetas të tjerë, ndërsa pjesa tjetër e shtetasve kosovarë, gjenden jashtë zonave të rrezikut.

Shtabi i Krizave në kuadër të MPJ-së është në kontakt të vazhdueshëm edhe me shtetasit e tjerë. MPJ ka kërkuar nga të gjithë shtetasit kosovarë që të mos udhëtojnë për në Jemen, derisa gjendja e sigurisë në këtë shtet të përmirësohet.

 


Në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në Jemen, Republika e Kosovës ka marrë mbështetjen edhe të Republikës së Turqisë për evakuim emergjent të shtetasve kosovarë nga Jemeni bashkë me shtetasit e Turqisë.