Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se ai ka bindur Donald Trump që të mos tërheqë trupat nga Siria, por të angazhohet për një sulm afatgjatë.


Gjithashtu Macron u shpreh se i ka sugjeruar presidentit amerikan që të mbajë të kufizuara goditjet  Presidenti francez dhe ai amerikan, të cilët raportohet se kanë një lidhje mjaft të mirë me njëri-tjetrin, kanë biseduar disa herë para se të nisnin sulmin në Siri.


Pas deklaratës së Macron, ka reaguar Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet zëdhënëses Sarah Sanders: Misioni i SHBA-së nuk ka ndryshuar, presidenti ka qenë i qartë që në fillim se forcat tona do të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur.


Më tej shtoi se SHBA është e vendosur që të shkatërrojë grupin islamik ISIS dhe të parandalojë rikthimin e tij.


Në fillim të këtij muaji Trump deklaroi se trupat ushtarake të SHBA-së do të largoheshin sa më parë nga Siria. Të shtunën, SHBA, Britania dhe Franca nisën sulmet kundër qeverisë siriane, si përgjigje ndaj sulmit kimik.


16 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)