Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij do të jetë i pakompromis në luftën kundër terrositëve islamikë në Mali.


Ai i bëri këto komente nga qyteti Gao i Malit, ku qëndroi për vizitën e parë si president, jashtë kufijve të Evropës.


Duke folur përkrah presidentit të Malit, Ibrahim Boubacar Keita, Macron tha se do të vazhdojë të punojë për sigurinë e vazhdueshme në rajon dhe se do të përpiqet të forcojë bashkëpunimin me Gjermaninë në këtë synim.


“Gjermania është shumë e pranishme në operacionet mbështetëse”, tha ai.


Franca, e cila ruan një ndikim të fortë në ish-kolonitë e saj, ka mbi 1,600 trupa në veri të Malit, që luftojnë islamistët atje.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter