Presidenti francez Emmanuel Macron përdori fjalimin e tij në Kongresin amerikan për të dënuar nacionalizmin dhe izolacionizmin. Macron tha se politika të tilla përbëjnë një kërcënim për prosperitetin global. Fjalimi u interpretua gjerësisht si një sulm me takt kundër politikës së Donald Trump.


Izolimi, tërheqja dhe nacionalizmi mund të jenë tunduese për ne si një ilaç i përkohshëm për frikën tonë. Por, mbyllja e derës ndaj botës nuk do të ndalojë evolucionin e saj. Mbyllja e derës ndaj botës nuk qetëson, por ndez edhe më shumë frikën e qytetarëve tanë. Ne nuk do të lejojmë që nacionalizmi ekstrem të tronditë një botë plot shpresa për prosperitet më të madh, theksoi Macron.


Macron tha se SHBA dhe Franca janë aleatë të ngushtë, pasi lidhja e tyre është formuar në liri, tolerancë dhe të drejtat e barabarta. Megjithatë, ai e bëri të qartë se me presidentin Trump nuk bie gjithnjë dakord.


26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)