Partia Socialiste dhe Partia Komuniste në Francë, por edhe parti tjera të majta janë shprehur shumë të pakënaqura me reagimin e qeverisë rreth kaosit që është krijuar në vend pas protestave të Jelekëve të Verdhë për çmimin e karburantit dhe taksa të tjera, ndaj kanë deklaruar se do të paraqesin të hënën kërkesën për mosbesim ndaj kryeministrit Emmanuel Macron.


Në ditët e ardhshme, ne do të përpiqemi të zgjerojmë grupin e njerëzve që mund të bashkëngjiten në këtë lëvizje me ne, duke përfshirë edhe parti tjera politike, u shpreh lideri i Partisë Socialiste Franceze, Olivier Faure gjatë ditës së sotme.


Partia e Macron ka shumicën në parlamentin francez me 577 vende, ndërsa partitë e majta nuk i afrohen me numra partisë qeverisëse, por kjo nuk i ka penguar të dalin për të kërkuar rrëzimin e Macron, edhe pse do të jetë një mision tepër i vështirë.


6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)