Jodhpur (Indi) - Kercime tradicionale dhe udhetime mbi kale ne shkretetire per kengetaren e njohur te popit Madona, si dhe familjen e saj. E gjithcka ka ndodhur ne nje province ne Indi, ne nje nga vendet me antike te ketij shteti ne Rajasthan. 49-vjecarja, ylli i popit prej vitesh, se bashku me burrin, Guy Ritchie dhe tre femijet, Lourdes, Roco e David, ka kaluar disa dite ne Rohet Garh, nje hotel luksoz, prej pese yjesh, te ngritur ne brendesi te nje pallati historik, te shekullit te 17, gati 40 kilometra larg qytetit te Jodhpur-it.
Sipas personelit te hotelit, Madona se bashku me familjen e tij, ka marre pjese ne nje feste gjate se ciles jane kercyer valle indiane, ku se bashku me kercimtaret tradicionale eshte bashkuar dhe ylli i popit, qe ka kercyer disa here. Kercimtaret ishin sjelle nga organizatoret e kesaj mbremjeje meqe ishin dhe personazhe te njohur te skenes dhe ekranit. Kengetarja, sipas punonjesve, kishte mberritur ne Indi per te kaluar disa dite dhe per t