Reali i Madridit tregoi dhëmbët ndaj Atleticos në derbin e Wanda Metropolitanos, duke fituar me rezultatin 1-3, sfidë në të cilën më shumë se futbollistët protagonist u bëri VAR-i, thelbësor në 2 nga 4 golat e shënuar në total, anuloi një tjetër finalizim të Atleticos (Morata në pozicion milimetrik jashtë loje) si dhe nuk akordoi penallti në favor të Alvaro Moratas (kur rezultati ishte 1-2).


Një trepikësh shumë i rëndësishëm për Los Blancos, që parakalojnë pikërisht Los Colchoneros në renditje, duke ngushtuar në 5 pikë diferencën me Barcelonën, që gjithsesi ka një ndeshje më shumë për të luajtur, atë të kësaj të diele me Athletic Bilbaon në transfertë.


Takimi u zhbllokua me një gol të bukur të shënuar nga Casemiro me roveshatë, i gjendur në vendin dhe kohën e duhur.


Atletico barazoi 9 minuta më vonë me Antoine Griezmann, i nisur në pozicion të dyshimtë. VAR-i konfirmoi pozicionin e rregullt të francezit, por nuk mori në konsideratë ndërhyrjen ndaj Vinicius, që kheu topin te kundërshtari.


Para se të mbyllej pjesa e parë, Vinicius fitoi një 11-metërsh me ndërhyrjen e VAR-it (ndërhyrje thuajse mbi vijë), që u shndërrua në gol nga Sergio Ramos. Mbrojtësi e Realit, përtej golit të realizuar u ndëshkua me karton në këtë ndeshje, duke u bërë me më shumë kartonë të verdhë e të kuq në Ligën Spanjollë, El Clsico, Spanjë dhe Champions League.


Reali ishte më dinamik në lojë dhe në minutën e 74-t shënoi edhe golin e tretë me Gareth Bale, pas asistimit të Luka Modricit. Për Atleticon ndeshja u mbyll me ndëshkimin e Thomas me kartonin e dytë të verdhë 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.


Për skuadrën e Simeones kjo ishte humbja e dytë radhazi në La Liga (u mposht 1-0 edhe nga Betisi një javë më parë.