Mafia serbe është më e rrezikshmja në Ballkan. Konstatimi behet sot nga gazeta italiane Espresso, e cila ne nje artikull te publikuar flet për rrugët ndërkombëtare të kontrabandës së kokainës.


Sipas saj, porti i Malit të Zi është një prej katër kanaleve kryesore të kontrabandës së kokainës në botë.


Ndërsa, katër kanalet kryesore të trafikimit janë: karteli jugamerikan, mafia ballkanike, organizatat kriminale afrikane dhe ato italiane.

Ndërkohë, siç transmeton e përditshmja Vijesti, si mafiet më të rrezikshme në Ballkan përmenden ato në Serbi, Shqipëri, Rumuni dhe Mal të Zi.