Parku i Liqenit Artificial në Tiranë është shndërruar tashmë një nga zonat më të preferuara të kryeqytetasve në çdo orë.


Këtë të mërkurë, ora 18:00, Bashkia e Tiranës dhe Cirku Kombëtar sjellin shfaqjen Nata e Zjarreve, një event dedikuar fëmijëve të cilët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e lojës së mrekullueshme të artistëve të cirkut. Kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me numra të përzgjedhur akrobacie, magjie, humori e argëtimi dhe sigurisht qershia mbi tortë do te jetë performanca me zjarr e artistëve, të cilët do ti dhurojnë publikut një spektakël të vërtetë.


Krahas rregullimit të çerdheve, kopshteve dhe shkollave, Bashkia e Tiranës I ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe ndërtimit të parqeve për fëmijë, këndeve sportive si dhe organizimit të aktiviteteve të shumta sportive-kulturore me qëllim promovimin e një jetese aktive dhe të shëndetshme për të vegjlit.


15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)