Ish-kryeministri


Pandeli Majko & ThaciI përfolur si deputeti që do të kryesojë listën e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, ish-kryeministri Pandeli Majko i kërkoi dje në Prishtinë Kryeministrit të Kosovës, që të përshpejtonte procedurat që do i jepnin atij nënshtetësinë kosovare. Këtë sekret, Majko e tregoi dje në një konferencë për shtyp pas takimit që zhvilloi me kreun e qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi. Nga ana e tij, Thaçi deklaroi se e kishte informuar Majkon për marrëveshjen e arritur së fundmi mes Prishtinës dhe Beogradit. Ish-kryeministrin Majko e informova edhe për marrëveshjen e arritur në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve dhe popujve si një marrëveshje që Kosova fiton, por gjithashtu, një marrëveshje që ka pasur mbështetjen e plotë edhe të shtetit shqiptar, të qeverisë dhe gjithë politikës shqiptare. Falënderoj politikën e Tiranës për këtë qëndrim shumë korrekt dhe të vendosur për ti shërbyer paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, theksoi Thaçi në fjalën e tij. Nga ana tjetër, Majko ka kërkuar nga Thaçi plotësimin e aspiratës së tij për të qenë një nënshtetas kosovar. Sot pata emocionin e veçantë ti ripërsëris mikut tim dhe Kryeministrit të shtetit të Kosovës, që të më japë nderin dhe kënaqësinë që së shpejti të bëj procedurat për të marrë shtetësinë e shtetit të Kosovës. Ka shumë qytetarë të Kosovës që duan të jenë shtetas të Shqipërisë, por mos harroni se ka edhe ca në krahun tjetër si puna ime, që këtë anë e konsiderojnë atdheun e tyre, popullin e tyre, deklaroi Majko.


Majko nis procedurat për shtetësinë kosovare burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP
Abonohuni me Email