bregu dumaDebati i djeshëm mes Grida Dumës dhe Henri Çilit, është shoqëruar me komente dhe ironi të shumta.


Kjo, për shkakun se Duma konsiderohet si një politikane që është sponsorizuar pikërisht nga Çili.


Por dje ata kanë qenë kundërshtarë, pasi Çili mbronte Ramën, ndërsa Duma e sulmonte.


Ky debat është ironizuar nga vetë deputetë të rëndësishëm brenda PD-së.


Fillimisht ishte Topalli, që e cilësoi si komedi, ndërsa më pas edhe Majlinda Bregu postoi një status duke parë teatër.


Duma ka qenë zëvendësja e Bregut në Ministrinë e Integrimit.


Por, ajo është katapultuar me shpejtësi në hierarkinë drejtuese të PD, çka ka shkaktuar polemika.


bregu