Majlinda Bregu ka reaguar pas akuzave të portalit të Zenit se ajo po i bashkohet mazhorancës.
Portali në fjalë shkruante se Bregu kishte shkuar në mbledhjen ku deputetët kolegë të PD e kishin bojkotuar.
Ja reagimi i Bregut ndaj lajmit në fjalë:
Sapo dola nga Mbledhjet e sotme te Komisionit te Integrimit dhe gjej nje mesazh qe me fton te lexoj portalin Syri. Net.
Syri paska lajmeruar para pak minutash “Majlinda Bregu, braktis opoziten e i bashkohet maxhorances”!!!
Qe Syri te shohe qarte po sqaroj:
Une dhe koleget e mi te opozites, anetare te Komisionit te Integrimit sapo kemi dale nga dy mbledhjet e sotme: nje per buxhetin dhe nje seance degjimore me Ministrin e Drejtesise.
As ka bojkotur njeri Komisionin, as me kane bojkotuar mua, as ka ndonje vendim bojkoti nga PD.
Gjate seances degjimore me Ministrin Manjani, z.Imami dhe z. Bogdani, anetare te opozites ne komision kane munguar per pak kohe pasi ishin ne nje aktivitet tjeter.
Por me pas i jane ribashkuar mbledhjes.
Tani Syri ta ndaje mendjen.
O te rregulloje shikimin, ose le te vazhdoje me paragjykimin!