Majlinda Kelmendi është shpallur kampione e Europës.


Xhudistja kosovare e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.


Në finalen e madhe, Majlinda mposhti rusen Alesya Kuznetsova.


Xhudistja pejane eliminoi në gjysmëfinale portugezen Joana Ramos, ndërsa paraprakisht, rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp, shkruan Zëri.


Përveç tri herë kampione e Evropës, Majlinda është dy herë kampione e botës dhe kampione olimpike.