"BRAZIL 2014" - Risia më e re e sjellë nga A1 Report për Botërorin Brazil 2014 në emisionin “Pasdite me Botërorin”, nën moderatorët Andi Kapxhiu dhe Dorina Mema, Majmuni Iva ka bërë edhe zgjedhjen e saj për fituesin e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Algjerisë-së, duke parashikuar fitoren e ekipit Europian.
 
Majmunit Iva i janë ofruar si gjithmonë dy banane, me flamujt e ekipeve, dhe zgjedhja e saj prezumon fituesin e ndeshjes, që do të thotë edhe kaluesin për në fazën tjetër. Këtë herë Majmuni Iva pazgjedhur flamurin trengjyrësh të Gjermanisë.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)