Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”.


FOTO ILUSTRUESE
FOTO ILUSTRUESE

Si pasojë e daljes nga rruga të një makine, ka ndërruar jetë në vend pasagjeri, 24-vjeçar me iniciale G.M, ndërsa shoferi K.M., 26 vjeç është nisur me urgjencë drejt spitalit.


Ende nuk ka të dhëna për gjendjen shëndetësore të 26-vjeçarit, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Tiranë/Informacion paraprak


Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndëruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.