Janë publikuar pamjet e tmerrshme të ardhura përmes telekamerave të sigurisë të vendosura në sheshin Times Square në Nju Jork, që kanë filmuar makinën pirate që ka shtypur me dhjetëra këmbësorë në pedonale.


Makina Honda e drejtuar nga Richard Rojas, shfaqet fillimisht në radhë në një semafor dhe papritur kryen një kthesë 360 gradë dhe kalon në pedonalen Broadway Avenue.


Jo të gjithë këmbësorët kanë pasur kohë ti shmangen dhe japë goditur nga makina e cila ecte me shpejtësi, si birila. Çmenduria e drejtuesit të mjetit është ndalur në një bllok betoni që shërbente për sigurinë e këmbësorëve. Në këtë pikë, Rojas ka dalë nga mjeti dhe duke ulëritur sulmon një polic, ndërkohë që kalimtarë të tjerë ndërhyjnë për ta kapur.


Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka thënë se ndiqej nga disa zëra që donin ta vrisnin. Policia njujorkeze ka mohuar se bëhet fjalë për një akt terrorist, pasi Rojas ishte nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.



19 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)