Një person është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur ditën e sotme në Berat.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën Antipatrea, tek vendi i quajtur NSHG-ja, në Berat.  Shtetasi M.O, 19 vjeç, banues në Urën Vajgurore, duke drejtuar mjetin tip Opel është përplasur me një motor tip Honday, me drejtues shtetasin E.R, 33 vjeç, banues në Velabisht.


Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi E.R, drejtues i motorit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Drejtuesi i mjetit tip Opel është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme proceduriale.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


25 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)