Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm, në superstradën Lezhë-Milot.


Në afërsi të vendit të njohur si Kryqëzimi i Rrilës, një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.


Për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, si pasojë e dëmtimeve të marra.


Viktima është 78-vjeçari Zef Mullishi, i cili gjeti vdekjen mbi asfalt. I dyshuari për ngjarjen, drejtuesi i automjetit Xh.D., nga Lushnja u shpqërua në polici.


Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur më shumë mbi shkaqet e aksidentit.


31 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)