Foto ilustruese

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd është aksidentuar paraditen e sotme një 82 vjeçar. Policia njofton se këmbësori i aksidentuar është shtetasi me iniciale I.T, banues në Labinot-Fushë.


Ai është transportuar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Rexhep  Shyti, 32 vjeç banues në fshatin Labinot – Mal, drejtues i mjetit tip “Benz” veturë që aksidentoi këmbësorin.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.


18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)