Tarifat e sigurimit per zoteruesit e automjeteve nuk do te jene te njejta. Nese je shofer i ri do te paguash me shume per sigurimin e te njejtit tip mjeti, po qe zoterohet nga nje person qe ka eksperience te gjate ne drejtimin e mjetit. Ministri i Financave, Ridvan Bode, dje gjate prezantimit te nje projektligji te ri ne fushen e sigurimeve te detyrueshme tha se, projekti i ri synon liberalizimin e primeve te sigurimit. Tarifat dhe modeli i tyre ende nuk jane percaktuar, pasi ato do te jene objekt debati ne te ardhmen me kompanite e sigurimeve. Me liberalizimin e tarifave, cdo klient do te mund te paguaje ne baze te historikut te demeve, viteve te eksperiences ne drejtimin e mjetit motorik, vjetersise se tij dhe shume komponenteve te tjere, qe ne total do te formulojne politiken e individualizimit te tarifes nga kompanite. Nisma ligjore u prezantua pas nje reagimi te Shoqates se Siguruesve te Shqiperise, e cila ne fillim te ketij muaji kerkoi nderhyrjen e autoriteteve shteterore per te liberalizuar tarifat ne sigurimin e detyrueshem te automjeteve. Tregu i sigurimeve te detyrueshme per mjetet motorike, me pergjegjesi ndaj paleve te treta, eshte i pa liberalizuar ne Shqiperi. Ne projektligjin e ri, qe u promovua dje, synohet nje rregullim me i mire fushen e sigurimeve te detyrueshme, ku parashikohet futja e produkteve te reja te sigurimeve te detyrueshme, si per mjetet fluturuese (avionet), mjetet lundruese dhe sigurimin e pasagjereve me mjetet e transportit publik. Gjithashtu, jane rishikuar limitet e pergjegjesise, duke i perafruar me ato te vendeve me kushte te njejta zhvillimi. Kompanite tashme detyrohen me ligj qe per 90 dite nga data e aksidentit te aplikojne demshperblimin. Gjithashtu, per here te pare parashikohet sigurimi i detyrueshem te aksidenteve per mjetet e transportit publik. Minimumi i shumes per pasagjer, per cdo rast demi apo humbjeje, per te cilen eshte lidhur nje kontrate sigurimi per nje mjet transporti, eshte ne rast vdekjeje 2000000 leke, ndersa ne rast te paaftesise se perhershme, 4000000 leke. Projekti parashikon qe kontrata te lidhet nga pronaret e autobuseve urbane, interurbane dhe transportit publik nderkombetar. Sipas relacionit shoqerues te ketij p/ligji, kontrata perfshin edhe te gjitha tipet e mjeteve lundruese detare, lumore dhe liqenore, perfshire tragetet per transportin e pasagjereve ne linje te rregullta dhe transportin e turisteve si dhe mjetet lundruese pa motor. Projekti do te miratohet nga qeveria, pasi te jete diskutuar me pare me grupet e interesit.


Blerina Hoxha





2 Milione leke eshte minimumi i shumes per pasagjer, per cdo rast demi apo humbjeje, per te cilen eshte lidhur nje kontrate sigurimi per nje mjet transporti, ne rast vdekjeje parashikohet ne projektligjin e ri.


4 Milione leke do te jete minimumi i shumes per pasagjer, per cdo rast demi apo humbjeje, per te cilen eshte lidhur nje kontrate sigurimi per nje mjet transporti, me pasoje paaftesine e perhershme.








Tarifat e reja te sigurimit te detyrueshem





Per deme te vdekjes,


-per autobuse dhe kamione, perfshire rimorkiot 150,000,000 leke


- per mjete qe transportojne lende te rrezikshme 200,000,000 leke


- per mjete te tjera, perfshire mjetet e paidentifikuara 50,000,000 leke


Per deme te lidhura me demtimin, apo shkaterrimin e prones nga nje rast:


- per autobuse dhe kamione, perfshire rimorkiot 15,000,000 leke


- per mjete qe transportojne lende te rrezikshme 20,000,000 leke


- per mjete te tjera, perfshire mjetet e paidentifikuara 10,000,000 leke


Per demtime te integritetit psikologjik 5,000,000 leke





Sektori i sigurimeve, risite


- Futjen e produkteve te reja te sigurimeve te detyrueshme, si per mjetet fluturuese (avionet), mjetet lundruese dhe sigurimin e pasagjereve me mjetet e transportit publik


- Ne projekt synohet liberalizimi i primeve te sigurimit


- Parashikohen procedura te qarta per trajtimin e pagesen e demeve, duke vendosur afate lidhur me trajtimin e demeve dhe ofrimin e shumave per demshperblim.


- Synohet qe shoqerite e sigurimit te kene statistika historike per klientet e tyre lidhur me ecurine e kontratave te sigurimit te detyrueshem, me qellim aplikimin e primeve te diferencuara, sipas demeve qe kane shkaktuar (sistemi bonus-malus)