Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Charles DallaraNe Athine ku u gjend serish dhe te premten u takua me kryeministrin Papadhimos dhe ministrin e Financave Venizellos perfaqesuesi i Institutit te borxhit privat IIF Charles Dallara vazhdojne bisedimet intensive per arritjen e marreveshjes per qethjen e borxhit grek. Marreveshja e shumepritur qe do te reduktoje me rreth 100 miliarde euro borxhin aktual prej 375 miliarde eurosh dhe do te hape rrugen per marreveshjen e re te kreditimit prej 130 miliarde eurosh mund te arrihet sikurse tha vete komisioneri evropian per ceshtjet ekonomike Olli Rehn brenda wikendit dhe sidoqofte brenda janarit dhe jo shkurtit.



Qethje deri 70 por edhe memorandum masash te reja shtrenguese



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto kryeministri grek PapadhimosPor ky lajm i mire -thuhet se qethja mund te arrije ne 70 dhe kamata e obligacioneve te reja do te kufizohet ne 3.75 - shoqerohet dhe me nje lajm te keq nje memorandum masash te reja shtrenguese nga ana e troikes me reduktime pagash dhe pensionesh tatime te reja te pronave lirime nga puna ne sektorin publik dhe hapjen e profesioneve te mbyllura qe ne formen e ultimatumit iu dorezua partive dhe qeverise per adoptim dhe zbatim. Do te nenshkruajme marreveshjen e kreditimit per te siguruar vijimesine e financimit qe i nevojitet ekonomise greke apo jo ishte pyetja e shtruar nga zedhenesi i qeverise Pandelis Kapsis ne formen e nje dileme te re per forcat politike dhe shoqerine greke qe reagon e shokuar ndaj cunamit te ri te masave.



PSI nuk e ben borxhin te menaxhueshem



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikeQeveria shpreson se me qethjen e shekullit -do te ule me 4.5 miliarde euro kuoten e pervitshme te kamatave prej 17 miliarde eurosh- dhe krijimin e tepricave te para primare per kete vit do te filloje edhe kthesa ne ekonomine e saj ne recesion te thelle aktualisht -7 per te pestin vit me radhe. Por nuk ndajne te njejtin optimizem edhe qytetaret greke qe te rrenuar nga papunesia dhe taksat e njepasnjeshme behen gjithnje e me mosbesues ndaj kursit te ndjekur. Kurre dhe asnje nuk u ka premtuar grekeve se ne qofte e do te merret edhe ky kest ne qofte se do te nenshkruhet edhe kredia e re ne qofte se do te kurorezohet edhe PSI Private Sector Involvement borxhi do te mund te behet i menaxhueshem thote profesori i se drejtes se punes Aris Kazakos i cili si shume oponente te tjere te kursit te ndjekur e cileson edhe marreveshjen e PSI katastrofale per ekonomine greke.



Vendi ndodhet ne falimentim de facto



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikeBorxhi i ri do te shkoje per shlyerjen e borxhit te meparshem dhe jo per rivenien ne eficense te ekonomise dhe tek e fundit ne kohen qe do te ulet me 100 miliarde euro do ti shtohen 130 miliarde euro te tjera mendon Kazakos qe e konsideron te paevitueshem falimentimin. Ne keto momente vendi ndodhet ne nje falimentim de facto. Falimentimi i kontrolluar qe propagandojne zonja Merkel dhe zoti Sarkozy do te kete te njejtin rezultat me falimentimin e pakontrolluar me te vetmin ndryshim se do te jene varferuar skajshem njerezit e ketij vendi dhe do te kete dale ne ankand pasuria publike thote Kazakos i cili sheh si zgjidhje pezullimin e pagesave. Nuk ka pergjigje te lehte sigurisht kur pyetet se cdo te behet me pagat dhe pensionet apo me bankat ne qofte se vendit i hiqet papritur priza nga kreditoret pra me menaxhimin e asaj situate qe guvernatori i Bankes se Greqise Provopullos e quan sketerra e daljes nga euro. Por si shume ithtare te debimit te troikes sjell shembullin e Argjentines qe 10 vjet pas falimentimit te saj ka 6.5 ritme zhvillimi dhe 6 papunesi.



Edhe receta e gabuar edhe kuzhinieri i keq



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikeSkenaret e falimentimit marrin e japin dhe fiksohen akoma edhe ne tituj librash si ai i analistit me ne ze te Greqise Stavros Ligeros te promovuar keto dite me titullin Nga kleptokracia tek falimentimi. Analisti grek qe me se nje here ka theksuar se per fat te keq edhe falimentim do te kete edhe i pakontrolluar do te jete shikon pergjegjesi te dyfishte per kolapsin e ekonomise greke. Edhe receta ishte e gabuar edhe kuzhineri i keq thote Ligeros duke fajesuar si troiken po keshtu edhe qeverine qe e pavullnetshme sic eshte treguar edhe nje here keto dite u perball me barazhin e kritikave te partnereve evropiane per kalendat greke ne zbatimin e programit.



Analistet Rruge pa kthim drejt varferimit te popullit



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Fotis Papulias I njejti skepticizem edhe ne media ku veshtire se mund te gjesh nje fjale te mire per programin e troikes. Une besoj se kemi hyre ne nje rruge pa kthim dhe se fundi i saj do te jete varferimi i plote i popullit grek i thote DW analisti politik Fotis Papulias i cili beson se edhe kurorezimi i PSI nuk do ta beje te menaxhueshem borxhin grek. E keqja me e madhe sipas tij jane masat qe e shoqerojne dhe kushtezojne kreditimin e ri te qe ne qofte se do te zbatohen atehere dilema shekspiriane te jetosh apo te mos jetosh do te kete marre pergjigjen e saj ne Greqi dhe sigurisht do te jete te mos jetosh. Por sikurse thuhet nuk ka situate pa nje te dale dhe ne kete rast analisti grek tregon kutine e votimit zgjidhjen e vetme per demokracite. Ose shoqeria greke do te dergoje disa njerez ne shtepine e tyre dhe do te ulet poshte te shikoje se cekonomi dhe cshoqeri do ose zonja Merkel do te dergoje komisionerin e saj per te qeverisur Greqine perfundoi analisti grek.





Autor Niko Anagnosti



Redaktoi Esat Ahmeti