Deputeti socialist Arben Malaj deklaron se Partia Socialiste nuk duhet te perjashtoje asnje faktor te opozites nga koalicioni per zgjedhjet e ardhshme. I pyetur nese mund te jete dhe ish-kryetari Nano pjese e ketij koalicioni, Malaj shprehet se PS-ja duhet te kete bashkepunim me te gjithe faktoret qe mund te bejne nje aleance cilesore numerike.


"Ne politike opsionet jane te hapura, do te bejme aleanca per te fituar, por duhen aleanca cilesore dhe jo numerike. Une besoj se Partia Socialiste, ne zemer te strategjise se fitores, te kete bashkimin e gjithe kontributeve, te gjithe socialisteve. Bashkim qe te vije si ndjenje per nje fitore te plote ne zgjedhjet e 2013", - u shpreh dje Malaj ne nje interviste per "News 24". Lidhur me reformen elektorale, Malaj shprehet se sistemi duhet te krijoje me shume demokraci per partite politike. "Duhet te shikojme sistemin elektoral, te krijojme me shume demokraci. Ta kufizojme abuzimin me listat e mbyllura. Mbyllja e fazes se pare per Kodin Zgjedhor, nuk duhet me mbetet me kaq. Nuk duhet te kete asnje justifikim, perse nuk duhet te diskutojme per ndryshimin e sistemit, qe te parandalojne perqendrimin e pushtetit ne disa duar", - tha dje Malaj. Lidhur me imunitetin, Malaj eshte shprehur se, nese rrezikohet integrimi, ai duhet te votohet ne daten 6 gusht, ndersa ka theksuar se palet duhet te largohen nga qendrimet politike. "Nese rrezikohet integrimi, imuniteti te votohet ne daten 6 gusht. Palet te perafrojne qendrimet. Dua te theksoj se imuniteti ka vite qe diskutohet. Por duhet te dali nga lufta politike. Eksperienca ka treguar se per gjera te rendesishme nuk kemi zhvilluar diskutime serioze. Komisioni i Venecias ka atributet e duhura per kete ceshtje, e cila eshte kthyer ne debat kalendari me shume", - u shpreh Malaj. Po ashtu, Malaj u shpreh se gjerat duhen bere te miremenduara dhe duhet qe palet te mos fokusohen vetem ne ceshtje qe lidhen me karakterin kohor. "Opsioni i Komisionit te Venecias te jete momenti i perafrimit te paleve. Duhet t'i afrohemi Bashkimit Europian per ndarjen e pushteteve. Ka nje tejnxehje ndaj debatit. Mazhoranca eshte fokusuar te data, eshte mire ta nxjerrim nga debati i nxehte politik kete diskutim. Agresiviteti qe po e trajton mazhoranca eshte i pajustifikuar, lidhur me kerkesat e PS, qe mund te gjendet nje perafrim edhe per to. Nuk na pengon nje date per heqjen e imunitetit", - tha dje Malaj.