BRACETiranë-Arben Malaj që nuk e mori dot mandatin dhe Erjon Braçe që sapo është konfirmuar, bëjnë thirrje për formimin sa më parë të qeverisë së re për të shpëtuar vendin nga rrënimi i mëtejshëm.


Malaj, shprehet i zhgënjyer nga rezultati por gjithsesi uron kolegët e tij deputetë. Malaj, nëpërmjet një deklarate thotë se nuk ka përputhje mes rezultateve dhe pritshmërive tona dhe të votuesve tanë.


Zhgënjimi më i madh në këto zgjedhje nuk është rezultati ynë, por frika që konstatuam  gjatë fushatës elektorale. Frikë nga pasiguria për të ardhmen, frikë nga presionet e administratës, frikë nga presionet për vendin e punës apo biznesin. Asnjë popull nuk mund të përparoje dhe zhvillohet pa vrarë frikën. Fushata negative, presionet ndaj kandidatëve të pavarur, ndjekur nga hezitimi për mbrojtjen e votës  janë  ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rezultat të  kandidatëve të pavarur dhe partive jashtë koalicioneve. Jemi të bindur se gjithnjë e më shumë, do të bëhet akoma më e qartë se ky model politik prodhon më shumë ngërce, korrupsion e kriza, sesa përgjegjësi dhe bashkëpunim për sfidat e vendit. Vendi ynë ka nevojë për reforma të thella politike dhe ekonomike që duhen ndërmarrë sa më parë. Në të kundërt, rrezikohet të kalojmë kriza  të rënda sociale dhe ekonomike,- tha ai.


Më tej Malaj në deklaratën e tij bën thirrje për krijimin sa më parë të qeverisë së re pasi ekonomia e vendit gjendet përballë një krize gjithnjë e më të rëndë buxhetore. Urojmë fituesit e Aleancës për Shqipërinë Europiane për fitoren e arritur duke shpresuar shumë, që kjo fitore të jetë përgjegjësia maksimale ndaj sfidave të vështira të vendit tone,- e mbyll deklaratën z.Malaj.


Ndërkohë, edhe deputeti Erjon Braçi i cili për herë të parë që nga fushata elektorale ka dalë publikisht, i ftuar në “Top Channel”‘. Braçe kërkoi çertifikimin urgjent të zgjedhjeve dhe mbledhjen e parlamentit për të votuar sa më shpejt qeverinë e re, pasi vendi sipas Braçes është në kaos sepse administrate është shthurur pas konfirmimit të humbjes së qeverisë dhe shteti është jashtë funksionit.