LONDËR - Lideri taleban pakistanez, Adnan Rasheed i ka dërguar një letër Malala-s, duke i kërkuar ndjesë për sulmin e kryer tetorin që kaloi kundër vajzës pakistaneze dhe hakmarrjes së grupit të tij, Tehrik-e-Taleban (Ttp).

Letra është parë nga kanali britanik, Channel 4. Rasheed ka konfirmuar për rrjetin britanik se letrën e ka shkruar "në emrin e tij". Malala, vajza e vogël pakistaneze u sulmua teksa dilte nga shkolla dhe u qëllua me plumb në kokë, pasi sifdoi talebanët për të mos lënë shkollën.

'Talebanët nuk do ma mbyllin dot gojën mua. Nuk do hesht prej tyre", pati thënë vajza edhe pas sulmit nga i cili falë një operacioni shpëtoi gjallë. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)