Persona ende te paidentifikuar kane tentuar te vjedhin disa ton materiale inerte teksa po transportoheshin drejt Elbasanit nga treni i mallrave i linjes Shqiperi-Mali i Zi. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te pasdites ne linjen hekurudhore Vukpalaj te Bajzes ne rrethin e Malesise se Madhe.
Sipas policise persona te paidentifikuar kane hipur mbi trenin e
mallrave te ngarkuar me inerte dhe kane shkeputur 7 vagone me qellim
vjedhjen e inerteve per t’i shitur per skrap. Por makinisti i trenit
pasi ka degjuar zhurme ka ndaluar trenin duke njoftuar me pas policine e
rrethit Malesise se Madhe.
Nderkaq personat e perfshire ne kete tentativeë vjedhje jane larguar.
Sipas policise treni i mallrave po transportonte skrap nga Tuzi për në
drejtim të Elbasanit në uzinën e metalurgjikut. Uniformat blu te rrethit
te malesise se madhe ne bashkepunim me ato te Shkoders po punojne per
identifikimin dhe kapjen e autoreve. Mendohet se personat e perfshire ne
kete ngjarje te kene qene 2 ose me teper.
Bruna Gjoka
< I mëparshmi