Publicisti i njohur Shkëlzen Maliqi ka përdoru një citat nga, siç ka shkruar ai, fansa të Lëvizjes Vetëvendosjes, për të ironizuar me ta.

Maliqi reagimin e tij e ka bërë në Facebook.

"Një citat nga fansat e VV: 'Iraku, Venezuela dhe Vetëvendosja po e ruajnë Krenarin Kombëtare. Më mirë të hamë bari, se sa t'i nënshtrohemi Amerikës'".

Duke përdorur këtë citat, që Maliqi nuk tregon saktë se kush e ka thënë, ai pyet me ironi.

"Pyetje: çfarë bari? Canabis sativa? Bari anglez? Apo bari nga varri i Enver Hoxhës?".