John Malkovich nuk është aspak si të gjithë ak
torët e tjerë, ose si shumica e tyre. Karrierën e suk
sesshme e ka ndërtuar duke luajtur të gjitha ro
let e çuditshme dhe të vështira që i kanë dalë
përpara, madje edhe ato role të cilat aktorët e mëdhenj
i braktisnin pikërisht sepse ishin më të çuditshme
se sa duhej. A mos vallë personazhet që ka interpretuar
vazhdimisht kanë pasur pika të përbashkëta
me karakterin e tij? Ndoshta sepse edhe John në
vetvete nuk është aspak i zakonshëm, duke filluar që
nga pamja e tij e deri te trillet. Po të pyesësh miqtë e
tij, ata do të ta përshkruajnë Malkovich-in si një njeri
ekscentrik, me shumë humor dhe të paparashikueshëm.
Me pak fjalë: unik. Për aktoren Tilda Switon,
që sapo ka përfunduar bashkëpunimin me të në
filmin "Burn after reading", John është "mrekullisht
i çuditshëm". Këto ditë ndodhet në Toronto, për të
promovuar tri filma që i ka në tri seksione të ndryshme
të festivalit. Mes tyre është edhe filmi thriller i
vëllezërve Cohen, në të cilin ai luan një ish-agjent të
CIA-s, shumë të inatosur pasi zbulon se e shoqja e
kishte tradhtuar dhe jo vetëm kaq, por ajo dhe i
dashuri i saj i kishin përgatitur një kurth dhe shumë
shantazhe. Në një tjetër film, "In disgrace", ai luan
rolin e një profesori që shkatërron karrierën e tij, pasi
pati një marrëdhënie me një studente. Ndërsa në
filmin "Afterwards" ai është një mjek që ka aftësinë e
parashikimit të vdekjes së pacientëve të tij. Festivali
i Torontos është një festival i rëndësishëm, që konsiderohet
si paradhoma e çmimit "Oskar" dhe roli i
Malkovich në filmin e vëllezërve Cohen është i jashtëzakonshëm
dhe mbi të gjitha është pritur shumë
pozitivisht. Nëse kjo do të vazhdojë, atëherë John
mund të kandidohet për të tretën herë në karrierën e
tij për të shtënë më në fund në dorë statujën e artë.
Të kesh tre kandidime për këtë çmim të rëndësishëm
për disa është më mirë se të kesh fituar "Oscar"-in,
sepse në fund të fundit tregon se karriera jote karakterizohet
nga shumë performanca të suksesshme dhe
jo vetëm një. Në të shkuarën, Malkovich është akuzuar
për arrogancë dhe mendjemadhësi, por vitet e
fundit askush nuk e ka hapur më gojën kundër tij,
ndoshta sepse John preferon të bëjë një jetë të
tërhequr e të mos jetë më në qendër të vëmendjes
së shtypit. Tashmë, kur flet me të, ai është një
zotëri i qetë, shpesh ironik dhe aspak idhnak.
Megjithatë, në thelb ai mbetet një nga ata personat
që janë të dashuruar me veten, goxha
snob. "Fitimi i çmimeve nuk është një qëllim
në vetvete për mua, madje ato nuk më interesojnë,
sepse janë shumë subjektive. Në
rastin e "Oskar"-it, për shembull, juria që
vendos nëse një film vlen apo jo, mund të mos
ia ketë fare idenë se cilat janë vlerat reale të
një filmi. Për sa i përket filmit, unë shoh fillimisht
skenarin, e më pas edhe stafin, kryesisht
aktorët e tjerë, pra ata me të cilët do të
ndaj një përvojë ndryshe. "Për Malkovich,
bota e kinemasë jepet më shumë pas fitimit,
sesa pas vlerave reale të një filmi, të cilat
ndonjëherë nuk mund t‘i perceptosh që në
fillim, por vetëm pas disa kohësh. Sipas tij,
sot filmi vlerësohet nga fitimi që arrin të fusë
në xhepat e producentëve javën e parë të
shfaqjes së tij. Nëse ai nuk ka bërë para mjaftueshëm
7 ditët e para, mund të konsiderohet
dështim dhe i padenjë për të konkurruar
për çmimet e mëdha. John në karrierën e tij ka
role të mira dhe më pak të mira. Sigurisht që, si të
gjithë, kur i futet një pune e bën, sepse besoj në
suksesin e saj. Kjo gjë ndodhi edhe me filmin "Të
jesh John Malkovich", që në fakt rezultoi të ishte një
dështim, edhe pse përpiqej të shpjegonte mendjen
e stërholluar dhe kurioze të vetë aktorit. Ndërsa në
rolet e mira dhe të suksesshme të aktorit 54-vjeçar
mund të përmendim "The Killing Fields", debutimi i
tij i parë, "Dangerous Liaisons", apo "Ripley‘s Games",
bazuar në një roman shumë të famshëm të Patricia
Highsmith. Për sa u takon roleve jo edhe aq të mira,
ato janë në filmat "Mary Reilly", "The Knockaround
Guys" dhe filmi shumë i çuditshëm, "The Convent".
"Me disa nga rolet e mia shanset për të qenë të suksesshëm
dhe me një film të suksesshëm ishin shumë
të vogla dhe mua më tërhiqte pikërisht një sfidë e tillë.
Sigurisht që në shumicën e rasteve kam dështuar, por
ka pasur raste kur ia kam dalë mbanë dhe kënaqësia
ime në një rast të tillë ka qenë disafish më e madhe",
thotë Malkovich. Aktori ka një këndvështrim të çuditshëm
si ndaj karrierës, ashtu edhe ndaj punës së
tij. Edhe pse nuk mund të qëndrojë për të parë filmat
e tij, të cilët nuk i pëlqejnë, nuk i vjen keq që ka luajtur
ndopak në to. "Unë nuk jetoj kurrë në të shkuarën
dhe me të shkuarën, që do të thotë se nuk ushqej
ndonjë ndjenjë mërie apo pasioni të veçantë për të.
Thjesht i shoh gjërat shumë ftohtë. Në të ri më qëllonte
që të kisha më shumë keqardhje për gjërat,
ndjenja faji, ndrojtje e të tjera si këto. Sot ndihem
ndryshe". John ka lindur në një qytet të vogël të Illinoisit
në Benton, në një familje me 5 fëmijë dhe vitet
e fëmijërisë i kujton me kënaqësi. "Ishin vite të qeta,
krejt normale dhe pa ngjarje". Prindërit e tij ishin
gazetarë. I ati drejtonte një gazetë konservatore, ndërsa
e ëma, vëllai dhe gjyshërit, punonin në gazetën
lokale. Studimet e tij të para ishin për ekologji në
Universitetin e Ilinoisit. Më pas ai e braktisi zgjedhjen
e parë, për t‘iu dhënë botës së teatrit. Në këto kohë ai
takohet me Sinise, një nga themeluesit e kompanisë
teatrore, "Steppenwolf Theatre". Ai iu bashkua asaj
në vitin 1976 dhe sot kjo kompani është një ndër më
të famshmet dhe më të njohurat në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës. Dashuria e tij e parë ishte dhe
vazhdon të jetë edhe sot teatri. Kur e pyet se cila është
puna e tij më e mirë, ai pa hezitim të përgjigjet:
"Punët e mia më të mira i përkasin vetëm skenës". Po
çmimi "Oskar" a ka ndonjë domethënie për të? "Sigurisht,
por për mua filmat janë të përkohshëm, janë
si një skeç i shpejtë që harrohet, ndërsa pjesët teatrore
janë shumë më jetëgjata. Teatri është si piktura.
Kërkon më shumë kohë, më shumë aftësi profesionale,
sepse në teatër nuk ke truke, nuk ke prova.
Në teatër je "një copë" nga fillimi deri në fund. Teatri
është një organizëm i tërë, që merr frymë dhe meriton
më shumë vëmendje". Për shumë vite Malkovich
nuk i qëndroi besnik dashurisë së tij të parë. Kur fëmijët
e tij ishin të vegjël, ai iu dha kinemasë, sepse, sipas
tij, nuk mund të ishte njëherazi aktor i mirë dhe
baba i mirë. Tani që fëmijët i janë rritur, ai ndihet më
i lirë që t‘i vihet pas pasionit të tij. Në këtë rrjedhë ka
luajtur disa pjesë në Paris dhe në planet e tij është
edhe drejtimi i një shfaqjeje në fillim të vitit të ardhshëm.
Po filmat? Këtu John hesht. Për një kohë të gjatë
nuk iu ofrua ndonjë rol në filmat amerikanë, pjesërisht
sepse ai jetonte në Francë me partneren e tij, më
të cilën ka 2 fëmijë. Por sapo ndërroi banim dhe u
vendos sërish në Shtetet e Bashkuara, ofertat nuk
vonuan e bashkë me to edhe shanset për të marrë më
së fundmi "Oskar"-in. Një vit më parë ishte "Beowlf"
dhe "The Great Buck Howard" e më pas filmi me Clint
Eastwood, "The Changeling", por mbi të gjitha filmi
me vëllezërit Cohen. Nëse ka një gjë që Malkovich e
vlerëson vërtet gjatë karrierës së tij, ky është bashkëpunimi
me disa prej regjisorëve më të mëdhenj të
dhjetëvjeçarëve të fundit, duke filluar nga Antonioni
e deri te Manuel de Oliveira. Po si u shfaqën vëllezërit
Cohen në horizontin e karrierës së tij? "Ata janë jashtëzakonisht
të zgjuar dhe shumë punëtorë, e mbi të
gjitha shumë përzgjedhës. Nuk është e lehtë t‘u afrohesh.
Janë gjithmonë ata që të vënë gishtin. Kam parë
shumë regjisorë, të cilët nuk ia kanë idenë se çfarë po
bëjnë me filmin që kanë në dorë, ndërsa Cohen janë
shumë të qartë, të qartë deri në detaje. Ata janë princa,
sepse janë të zgjuar, të mençur dhe me humor".
Është e vështirë të imagjinosh John që të pëlqejë apo
edhe të luajë në një film të vëllezërve Cohen, pasi për
shumëkënd ata nuk janë në nivelin e duhur dhe
madje nuk janë as shumë të kulturuar. Malkovich nga
ana tjetër është me shumë kulturë, flet disa gjuhë të
huaja dhe ka një shije të hollë për gjithçka. Shijes së
tij do t‘i shkonin më për shtat regjisorë si Felini apo
Tarkovski. Por ja që regjisorët dhe aktori- që më të
ndryshëm s‘ka ku të vejë -janë bërë bashkë dhe për
një film që është pritur me shumë sukses. Përveç lojës
aktoreske dhe regjisurës, John është edhe producent.
Ai krijoi shtëpinë e prodhimit, "Mr. Mudd", në vitin
1998, me të cilën prodhoi filmat "Ghost World", "Libertini",
apo "Art School Confidential". "Paratë i kam
fituar gjithmonë me aktrim dhe i kam shpenzuar si
producent. Po përse e bëj një gjë të tillë? Sepse më
pëlqen, më pëlqen të promovoj filma të çuditshëm
dhe ndryshe, të tillë si filmi "Ghost World". Po a është
i kënaqur Malkovich me sa ka arritur deri më tani? Për
t‘iu përgjigjur kësaj pyetjeje ai mendohet disa minuta
dhe më në fund e vetmja përgjigje që jep është një
ngritje supesh. Po këtë përgjigje të jep edhe kur e pyet
se si e sheh të ardhmen profesionale. "Është një gjë
që nuk e kontrollojmë plotësisht, ndaj nuk mund të
flasim për të me saktësi, por di të them vetëm një gjë,
që nuk i kam lënë dhe nuk do t‘i lë kurrë shanset të
më ikin nga duart".