Ose plumb, ose burg e internim, ose frikë që i ndjek pas gjithë jetën. Ky është fati i gjithë drejtuesve të shërbimit sekret shqiptar që mbas Luftës së Dytë Botërore e deri më tani. Një listë fatkeqe që ende nuk mbyllet


Spiun


Nga Lorenc Vangjeli*


Politikanët shqiptarë dhe drejtuesit e shërbimit të fshehtë janë bashkuar në një pikë fatkeqe, përgjithësisht askush nga ta nuk ka gëzuar një pension të lumtur. Duke nisur së paku që nga Lufta e Dytë Botërore, por duke vazhduar dhe në pluralizëm, shumica dërmuese e tyre, mbasi kanë provuar lavdinë e shkëlqimin e pushtetit, kanë përfunduar në takim me plumbin e skuadrës së pushkatimit, në burg ose në rastin më të mirë, thjesht në harresë kur kanë humbur pushtetin. Aq më i vërtetë është një fakt i tillë kur bëhet fjalë për drejtuesit e shërbimit të fshehtë, ish-sigurimin famëkeq të shtetit, SHIK-un në periudhën e parë të pluralizmit dhe SHISH-in tani. Me ndonjë përjashtim fare të rrallë për ata që kanë qenë drejtues të shërbimit në një kohë të shkurtër, të gjithë të tjerët kanë qenë të ndjekur nga mallkimi: në fillim lart, shumë lart dhe pastaj poshtë, shumë poshtë. Edhe nën dhe.


Nga 16 drejtues të ish-sigurimit të shtetit, tre nga ta janë pushkatuar, pesë të tjerë janë burgosur për periudha të gjata kohe, katër, sipas zhargonit të kohës, janë shkarkuar për dobësi dhe të meta në punë dhe katër të tjerë janë larguar nga detyra mbasi e kanë mbajtur atë për vetëm pak muaj. Në pluralizëm afrohet e njëjta tablo: një i burgosur, një i arratisur nga kërcënimi për përndjekje me burg, dy ish-drejtues që patën vdekje natyrale, por të parakohshme, dy të shkarkuar nga detyra për dobësi në punë dhe të lënë pa punë dhe një i fundit, nën akuzë dhe kërcënim për largim nga detyra.


Revista Java ka bërë një listim të gjithë personazheve që kanë drejtuar shërbimet që nga viti 1944 e deri më sot. Pa koment. Për të treguar një realitet që ka ndodhur dhe që fshihet në arkiva ose në kujtesën e njerëzve. Eshtë një galeri e tërë me personazhe dhe mbas secilit numër rendor fshihet një histori personale e cila në një mënyrë apo një tjetër, ka ndikuar në qindra mijëra histori personale shqiptarësh që kanë pasur fatin e keq të ishin klientë të këtij shërbimi. Ka një anekdotë politike që madje është publikuar me gjithë ironinë e sarkazmën e saj. Diku në fillim të viteve 90, Azem Hajdari, politikani i njohur shqiptar, ekzekutuar në një atentat në shtator 1998, me cilësinë e kryetarit të komisionit për sigurinë viziton Italinë. Takohet zyrtarisht dhe me një nga drejtuesit e shërbimit italian të sigurisë, i cili i tregon një pemë të rritur në oborrin e institucionit të tij. Mbasi Hajdari i kishte treguar fatin e homologëve të tij shqiptarë, italiani i tregon pemën. Kur erdha në krye të shërbimit, ajo pemë ishte një fidan i njomë, i tha pak a shumë ai. Duke këshilluar veç të tjerash jetëgjatësi dhe vijimësi për emrin që duhej të përzgjidhej për drejtim në këtë sektor tejet delikat të shtetit. Por kjo nuk ishte ajo që do të ndodhte dhe më pas në Shqipëri. Shembulli italian ose për më shumë, shembujt që vijnë nga përtej Atlantikut, janë shumë më larg eksperiencës fatkeqe shqiptare sesa vetë bregu tjetër i Atlantikut.


Të pushkatuar, nga Koçi tek Shehu


Përgjithësisht në historiografinë komuniste dhe steriptipet e saj ende të ngulitura, Xoxe si drejtues i parë i sigurimit famëkeq të sigurimit, mbahet si njeri i ashpër dhe një nga përgjegjësit për përndjekjet masive të mbas luftës. Ish-komunist i vendosur dhe projugosllav, ai e përdori postin e tij si një mjet të fuqishëm të luftës personale për pushtet. Me emrin e tij lidhen jo vetëm emrat e qindra viktimave të gjyqeve speciale kundër kundërshtarëve të regjimit të ri komunist, por dhe përndjekja e mijëra të tjerëve. Ish-ministër i punëve të brendshme ai rrëzohet nga maja e pushtetit dhe bie direkt në humnerë: përballë kishte togën e pushkatimit. Në 11 qershor të vitit 1949, vetëm 38 vjeç ai vritet i dënuar nga gjykata sipas të njëjtit model që kishte bashkëkrijuar dhe vetë.


Vite më pas, një tjetër komunist i vendosur provoi të njëjtin fat që ai ju kishte rezervuar një numri të papërcaktuar viktimash. Kadri Hazbiu ka qenë ndoshta drejtuesi më kohë gjatë i ish-sigurimit të shtetit. Fillimisht zëvendësministër e më pas ministër i brendshëm, Hazbiu do të provonte majën e pushtetit dhe sipas skenarit të zakonshëm shqiptar, do të përfundonte dhe ai përpara togës së ekzekutimit. Mbas vetvrasjes së Mehmet Shehut, në të cilën vazhdimisht është pretenduar për një rol të mundshëm të tij, Hazbiu arrestohet në publik. Skena e atij çasti është fiksuar madje edhe në kamerat e Kinostudios. Përballë tij, Enver Hoxha i gjithëpushtetshëm thotë se ai madje edhe duhej të arrestohej. Dhe përgjigja e njeriut tashmë me shenjë ishte e pritshme për rrethanat e kohës: Dakort, partia ime më arreston. Pushkatohet në 10 shtator 1983 mbas një hetuesie makabre dhe torturash të dukshme.


Feçor Shehu pati të njëjtin fat. Ai akuzohet për veprimtari agjenturore dhe bashkëpunim me ish-kryeministrin Shehu. Pushkatohet mbas një procesi tipik të komunizmit kur të dënuarit të paracaktuar si fajtor nga vendimet e partisë komuniste, i duhej vetëm të pranonte fajet që i thuheshin. Në fakt, mëkatarë brenda sistemit ishin të gjithë dhe Feçor Shehu nuk bënte asnjë përjashtim. Ishte vetëm rradha e ruletës sovjetike që i kërkonte atij kokën siç kishte kërkuar dhe ai vetë koka të pafajshme për ti çuar në gijotinë.


Pranga për të vdekur të pavarrosur


Shpesh vdekja ishte më e pranueshme sesa kalvari i vuajtjeve që i rezervoheshin atyre që ju kursye plumbi. Shumë nga drejtuesit e ish-sigurimit të shtetit janë arrestuar dhe dënuar me burgime të gjata, ndërsa të afërmit e tyre mbylleshin në kampe pune dhe internime të pafundme.


Nesti Kerenxhi u largua nga aparati i sigurimit të shtetit në vitin 1948 dhe shpëton pa arrest. Por katër vjet më pas ai shpallet element antiparti. Për vite me rradhë mban detyra të dorës së dytë mes reabilitimit dhe frikës së arrestit. Prangoset për një periudhe të shkurtër në 1983, por ndërkohë kishte dalë si dëshmitar në procesin e Kadri Hazbiut. Vdes në vitin 2002.


Vaskë Koleci zëvendësoi ish-eprorin e tij Xoxe në vitin 1948 dhe ja dorëzoi detyrën për ironi të fatit Kadri Hazbiut. Koleci arrestohet në shkurt 1949 dhe bën 9 vjet burg. Më pas punon si rrobaqepës dhe kooperativist i thjeshtë deri në vitin 1983. Vdes në vitin 2000 pa u shprehur asnjëherë publikisht për punën e tij të dikurshme.


Beqir Ndou, për herë të parë arrestohet nga italianët në vitin 1939 e më pas, arrestohet gjatë luftës edhe gjashtë herë të tjera. Komunistët e arrestojnë në vitin 1951 në rrethana ende të dyshimta. Bën tre vjet burg. Në korrik të vitit 1980 arrestohet përsëri nën akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Dënohet me dhjetë vjet burg, por falet mbasi bën vetëm dy të tillë. Vdiq në Durrës në vitin 1995.


Mihallaq Ziçishti arrestohet nën akuzën për tradhëti të lartë ndaj atdheut në vitin 1982. Dënohet me 25 vjet burg, por lirohet me të burgosurit e fundit politikë në mars 1991. Vdes tre vjet më vonë.


Rexhep Kolli shkarkohet nga detyra për mungeë vigjilence në tetor 1982. Një vit më pas ishte një nga dëshmitarët në gjyqin e Hazbiut. Vdiq në Tiranë në dhjetor 1998.


Lelo Sinaj, drejtor i drejtorisë së parë të sigurimit të shtetit për dy vjet, nga janari i vitit 1970 deri në maj 1972. Njëlloj si ai, edhe Muço Saliu që e zëvendësoi në detyrë në dy vitet pasardhës nuk u ndëshkua nga regjimi mbas largimit nga detyra.


Kadri Gojashi është një tjetër i larguar nga funksioni në vitin 1982, i kërcënuar me burgim dhe internim, gjë që për fatin e tij të mirë nuk i ndodhi.


Pëllumb Kapo ishte në krye të institucionit për vetëm tre muaj e gjysëm. U largua pa motivacion edhe falë mbiemrit të