BRUKSEL- Komisioni Europian mund të rivendosë vizat për Ballkanin Perëndimor nëse qytetarët e këtyre vendeve abuzojne me liberalizimin e vizave duke kërkuar azil në vendet e BE si dhe duke shkelur rregullat e vendosura paraprakisht.

Duke reaguar për numrin e madh të kërkesave nga vendet e Serbisë dhe Maqedonise, komisionerja e Bashkimit Europian për sigurinë Sesilia Malmstrom u shpreh se komisioni ka propozuar një klauzole ku nëse vërehen shkelje atëhere rikthehet sistemi i vizave.

“Duhet te sigurohemi që nuk do të ketë abuzime me marrëveshjen për heqjen e vizave. Prandaj sot une po propozoj që të prezantojmë një klauzolë sigurie për rrethana shumë të veçanta. Kjo është një masë që mund të merret pasi të jenë ezauruar tentativat e tjera.”- ka thënë Malmstrom. Ajo nënvizon se klauzona “nuk ka si qëllim që te aplikohet sot. Shpresoj të mos përdoret kurrë por klauzola do të jetë aty për të mbrojtur sistemin.”

Sipas Malmstrom “Klauzola nuk është e drejtuar ndaj një vendi specific. Ky paragraf është për të ardhmen. Është atje për të na sigururuar se nëse ka dicka urgjente ekziston mundësia qe në mënyrë të përkohshme ta pezullojme liberalizimin e vizave.

Duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve se nëse Komisioni Europian do të rivendosë vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor, Malmstrom u përgjigj duke thënë se “ka pasur disa probleme me disa vende dhe ne po diskutojmë me këto shtete në mënyrë që ti zvogelojme sa shumë ato dhe se komisioni nuk po propozon për të rivendosur vizat për asnjë vend sot, por paragrafi i sigurisë është për të ardhmen.
(s.g/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Malstrom: Klauzola për vizat, masë sigurie për Brukselin