Mediat angleze shkruajnë se Saul Niguez i Atletico Madridit do të jetë objektivi kryesor i Manchester Cityt në merkaton e verës. Edhe pse më herët Qytetarët kishin shprehur interes të fortë edhe për talentin e mesfushës së West Hamit, Declan Rice, duket se ata janë përqendruar vetëm te spanjolli.


Drejtuesit e City-t i tremben faktit që kartoni i Rice mund të pësojë një rritje të ndjeshme në përfundim të këtij sezoni, duke parë edhe debutimin e tij në kombëtaren e Tre luanëve, ndaj ata duan të jenë të përgatitur.


Për mesfushorin e Atletico Madridit, anglezët janë të gatshëm që të ofrojnë 65 milionë paundë, ndërkohë që arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë, pasi Saul është një nga lojtarët e preferuar të Simeones te Los Cholconeros.