Manchester City është shpallur kampion i Anglisë për sezonin 2013/2014 pas fitores prej 2-0 kundër West Hamit në javën e fundit të Ligës Premier. Me një gol të bukur, Samir Nasri e zhbllokoi rezultatin në minutën e 39-të dhe me këtë epërsi skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, pas një harkimi nga këndi të Nasrit, më mirë u gjend Vincent Kompany për ta dyfishuar epërsinë (49’). Ekipit të Pellegrinit i mjaftonte barazimi për t’u shpallur kampion, pavarësisht rezultatit të Liverpoolit.

Ndryshe, Redsat përmbysën Newcastle Unitedin me rezultat 2-1 në Anfield, por mbetën dy pikë prapa liderit dhe do të mjaftohen me kthimin në Ligën e Kampionëve. Ky është titulli i katërt i të parit të Anglisë për Manchester Cityn.

Në takimet tjera, Chelsea ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi të Cardiffit, kurse Arsenali ka fituar si mysafir i Norwichit (2-0). Këto dy skuadra do të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. Kampioni nga viti i kaluar, Manchester United, e ka mbyllur me barazim (1-1) sezonin zhgënjyes. 

(e.m/BalkanWeb)