Plot një dekadë me Manchester City-n. Ky është projeksioni i karrierës së Sergio Agueros me kampionë në fuqi të Anglisë. Sulmuesi argjentinas dhe drejtuesit e Citizens kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2021, me aktualen që përfundonte në vitin 2020. Ai do të përfitojë 220 mijë paundë në javë.


Jam këtu prej shtatë vitesh dhe dua që të bëhen 10, prandaj kam firmosur rinovimin për një sezon më shumë. Shpresoj që kjo dëshirë të bëhet realitet dhe gjithçka të shkojë sipas planit,  deklaroi Aguero pas nënshkrimit të kontratës së re.


30-vjeçari, i cili është pjesë e Manchester City-t që nga 2011 ka shënuar 204 gola me kampionët e Anglisë në 299 ndeshje.


21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)