Dayot Upamecano rikthehet në radarët e Manchester United. Mbrojtësi i talentuar francez po shkëlqen me Leipzig dhe në verë Djajtë e Kuq e shikojnë si investimin më të mirë për përforcimin e mbrojtjes.


Në fakt drejtuesit anglezë e kanë pasur në dorë kartonin e Upamecano që në moshën 16-vjeçare para se të kalonte në Austri te Salzburg por vendosën të mos shpenzonin 2 milionë euro për të ndërsa në verë për ta afruar në Old Trafford duhet të paguajnë të paktën 30 milionë euro.


Gazeta Shqip