Manchester United është gati të largojë deri gjashtë lojtarë në fund të sezonit, pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer synon të ndërtojë një ekip të aftë për të konkurruar për titullin e Premier Ligës.


Ndryshimet në organikë janë të domosdoshme, edhe nëse Djajtë e Kuq arrijnë të sigurojnë një vend mes katër skuadrave më të mira angleze.


Merkatoja e verës pritet të tronditë ambientin tek United, sikurse ndodhi në vitin 2015, kur trajneri holandez, Louis van Gaal nënshkroi me gjashtë lojtarë, duke larguar tetë të tjerë. Zakonisht ndryshohen tre lojtarë në vit, por për shkak të gjendjes aktuale shkundja do të jetë më e fortë.


I pari që nuk bën pjesë në planet e Soskjaer edhe sulmuesi kilian, Alexis Sanchez. Antonio Valencia gjithashtu duket i sigurt drejt largimit, pas një dekade me United. Ekuadoriani nuk është aktikvizuar më që nga fillimi i janarit.


Matteo Darmian nuk ka vend në formacion, ndaj për të është projektuar kthimi në Itali. Mbrojtësi 29-vjeçar ka luajtur vetëm gjashtë herë këtë sezon dhe vetëm dy herë nën drejtimin e Solskjaer.


Manchester United gjithashtu ka të ngjarë të shesë edhe një mes Marcos Rojos dhe Eric Bailly-t, për të liruar në vend në qendër të mbrojtjes.


Ander Herrera dhe Juan Mata janë të dy të vendosur të largohen si lojtarë të lirë nëse nuk arrijnë të bien dakord për kontratat e reja pas 18 muaj negociatash.


Përveç lojtarëve të sipërpërmendur, pritet të largohen edhe Timothy Fosu-Mensah dhe Axel Tuanzebe, aktualisht të huazuar tek Fulhami dhe Aston Villa.


United ka prioritet nënshkrimin e një mbrojtësi të djathtë dhe ndoshta dy mesfushorë qendrorë. Kristal Wan-Bissaka, pjesë e 21-vjeçarëve të Anglisë, është një objektiv kryesor dhe pritet të kushtojë 35 milionë paundë. Për mesfushën pëlqehen Saul Niguel, Rodri dhe Thomas Partey, si dhe Ivan Rakitic i Barcelonës dhe Declan Rice i West Hamit.