Sekretari per Ceshtjet ligjore ne Partine Socialiste vlereson se marreveshja me Greqine per kufijte detare eshte pakt politik, ndaj nuk ka nevoje per trajtimin juridik te saj.

"Qeveria nuk ka qene ne gjendje te na sqaronte se cfare perfituam ne nga kjo marreveshje edhe pse ajo nuk ka probleme juridike", u shpreh Manjani.

Sipas tij, nese ceshtja shkon ne Gjykaten Kushtetuese dhe kjo gjykate, qe Manjani e percakton si te varur nga pushteti, jep vendim ne favor te qeverise atehere Partia Socialiste do te dorezohej pa kushte.

Manjani eshte i mendimit se vendimi per moshyrje ne zgjedhjet lokale te pjesshme te 15 nentorit e ben kete force politike 'ilegale'.


Meta: Pa kuptim protestat

Ministri i jashtem fton kreun e opozites Edi Rama qe te marre te gjithe informacionin e duhur per marreveshjen per kufijte detare me Greqine.

Duke deklaruar se Rama mund te shkoje ne Ministrine e Jashtme, per te pare te gjithe dokumentacionin, Meta e cileson si te pavlere protesten jashte dnerteses se ketij dikasteri.

"Kemi te bejme me raporte shteterore dhe kerkohet nje gjykim i pjekur, nje rruge institucionale larg kerkesave te ngushta politike", tha Meta