Rrjedhjet nga PS-ja Manjani Shume shpejt do te kete largime te tjera




Ish-anetari i Partise Socialiste Ylli Manjani njekohesisht nje nder zerat me kritike te cilet po vijne duke u shtuar ndaj kreut te selise roze Edi Rama akuzoi dje se eshte pikerisht kryesocialisti ai qe ka sjelle percarjen ne PS. Per Manjanin edhe largimi i tij ishte pjese e politikes percarese te ndjekur nga Rama aq me teper qe ky largim ose me sakte perjashtim sipas tij erdhi ne Asamblene e Pergjithshme te PS-se ne te cilen kreu socialist tha se ishte mbledhur per te krijuar bashkim midis se majtes. Edi Rama me largoi mua pikerisht ne asamblene qe gjasme ishte mbledhur per bashkim te socialisteve - tha Manjani nje prej juristeve me te njohur te Partise Socialiste. Gjithashtu ne fjalen e tij ish-anetari i PS-se i cili se fundmi eshte bashkuar me LSI-ne nenvizoi se kjo fryme percarje qe eshte krijuar ne PS per shkak te kryetarit te saj do te sjelle nje numer te konsiderueshem largimesh te cilat do te rendojne edhe me shume ne situaten e veshtire ne te cilen ndodhet aktualisht forca me e madhe opozitare. E gjitha kjo situate vjen sipas Manjanit sepse kreu i socialisteve Edi Rama nuk ka arritur asnjehere te krijoje nje fryme bashkepunimi brenda PS-se po ashtu edhe ndermjet aleateve te tjere te majte. Percarja qe ka sjelle Rama ne PS do te ndikoje mjaft brenda strukturave te partise. Keshtu mendoj se mjaft figura te rendesishme te PS-se po mendojne largimin nga radhet e saj - u shpreh Manjani. Per te Levizja Socialiste per Integrim eshte shume me prane interesave te elektoratit te majte se Partia Socialiste. Si pjese e Levizjes Socialiste per Integrim Manjani u shpreh se do te jete aktiv ne jeten politike duke u bere pjese e projektit integrues dhe reformes ne drejtesi. Disa dite me pare ka qene nje tjeter ze kritik dhe njekohesisht nje nder figurat me kryesore ne PS Kastriot Islami i cili kritikoi kryetarin aktual te socialisteve Edi Rama. Islami kishte deklaruar se prirja trefishe politike e Rames si kryetar i PSSH-se/kryetar i Bashkise se Tiranes dhe si aspirant per kryeminister tregon realisht nje gjest te pandodhur me pare ne nje vend demokratik dhe nga ana tjeter tregon se PS-ja nuk ka alternativa brenda saj. Keshtu brenda selise roze kane nisur te krijohen gjithmone e me shume zera kritike ndaj kreut te saj Rama per menyren se si ai po e drejton kete force. Keta zera kritike priten te behen edhe me te ashper kur gjithmone e me shume kreu socialist Edi Rama nuk synon te ndryshoje menyren e drejtimit dhe aq me pak te beje hapa mbrapa per arritjen drejt kompromisit politik. Kjo e fundit u konfirmua dite me pare kur ai deklaroi se oferta e PS-se per zgjidhjen e ngercit nuk ndryshon dhe mazhoranca duhet ta pranoje ate se perndryshe sipas tij kjo e fundit tregon mungese vullneti per te zgjidhur krizen politike. Por nga ana e saj mazhoranca eshte shprehur e gatshme per kompromis por ka kerkuar vetem rishikimin e disa pikave te ofertes te cilat jane ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten.