burgu-SarandeMe urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, është shkarkuar nga detyra drejtori i Burgut të Sarandës, Arqile Vaso.


Shkarkimi i tij është bërë me motivacionin mospërmbushje e detyrave. Gjithashtu një prej motive të largimit të tij nga detyra është edhe ajo e mosmenaxhimit si duhet e burimeve njerëzore.


Ky nuk është rasti i parë, pasi në javët e fundit janë shkarkuar edhe dy drejtorë burgjesh për shkelje të ligjit.


4 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Manjani shkarkon drejtorin e burgut të Sarandës u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.