“Vendosja e EULEX-it ne gjithe territorin e Kosoves eshte nje prioritet absolut. Zgjidhja do te gjendet brenda Bashkimi Evropian”.

Keshtu deklaroi zevendesministri i Jashtem italian, Alfredo Mantica, gjate nje vizite ne Prishtine.

Ai i premtoi presidentit Sjediu dhe ministrit te Jashtem Hyseni, se Italia do te jete prane Kosoves per zgjidhjen e problemeve aktuale.

“E kemi njohur pavaresine e Kosoves, jemi te pergjegjshem per gjithcka qe parashikohet ne Planin Ahtisari”, ka thene Mantica. Sipas tij, do te gjendet zgjidhja qe i pershtatet realitetit ne Kosove.