Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 22:20
Në muajin maj në Maqedoni është shënuar rënie e inflacionit në nivel mesatar mujor prej 0,2 për qind, ka bërë të ditur Banka Popullore e Maqedonisë.
Në nivel vjetor inflacioni është 5,2 për qind, derisa shkalla mesatare e inflacionit për pesë muajt e parë të këtij viti ishte 4,5 për qind.
Autoritetet kanë projektuar se shkalla vjetore e inflacionit në Maqedoni do të jetë prej 5 deri në 5,5 për qind.
Rezervat revizore të vendit, sipas vlerësimeve të Bankës Popullore të Maqedonisë, më 31 maj të këtij viti ishin 1,88 miliard euro dhe krahasuar me fundvitin e kaluar ishin më të larta për 169 milionë euro.